Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur (FOTO+VIDEO)

Një i vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci i një sulmi më armë zjarri në një klub natë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmi është raportuar në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Ngjarja vjen një vit pas sulmit me armë në Orlando të Floridas ku mbetën të vrarë rreth 49 persona.

Një person ka sulmuar me armë zjarri klubin e natës “Cameo” në Cincinnati, Ohajo.

Si pasojë e të shtënave 1 person ka humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas mediave, shënjestër e sulmit të ndodhur në orët e para të së dielës ka qenë klubi i natës “Cameo”, ndërsa ende nuk ka të dhëna për autorin e sulmit, apo shkaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button