fbpx

Meksikë, gazetarët në protestë për shkak të vrasjes së tre kolegëve të tyre

Rreth njëqind gazetarë dhe aktivistë për lirinë e fjalës kanë mbajtur një protestë kundër vrasjes së gazetares meksikane në shtetin verior Chihuahua të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Miroslava Breach është gazetari i tretë i vrarë këtë muaj në një nga shtetet më të rrezikshme në botë për punëtorët e medias.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Vrasja e gazetarëve nuk do të vrasë të vërtetën”.

Breach punonte për gazetën “La Jornada”.

Judith Calderon, anëtare e Sindikatës “La Jornada,” tha se kolegët e saj kërkojë një hetim të vrasjeve.

Autorët e vrasjeve të gazetarëve nuk janë gjetur.

“Sulmet ndaj gazetarëve vijnë nga anë të ndryshme”, ka thënë Calderon.
Kolumnisti Micardo Monlue u qëllua më 19 mars në Varakruzu, kurse Cecilio Pineda, korrespondent, më 2 mars në shtetin Guerrero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button