fbpx

2 mijë nxënës në shesh tërhoqën vëmendjen e gjithë botës, çfarë ndodhi në Tiranë? (VIDEO)

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet, përgatiten për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.

Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme performojnë me kupa plastike këngën Cup Song. Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta formojnë fjalën “Albania” të ulur.

Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emer të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës do të jetë ky eventi që do të bëjë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat. Sirea Film, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Ora News media partner, synojnë të thyejnë një rekord botëror

Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë do të japin një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. rej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.

Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta do të formojnë fjalën “Albania” të ulur. E pyetur nga ATSH-ja, Mariza Hatia nxënëse në shkollën “Sabaudin Gabrani” (Tiranë) tregon se ky organizim përbën një mundësi të mirë për t’i dhënë prioritet edhe talenteve të të rinjve. Sipas saj, performanca do të shërbejë si frymëzim për të përsëritur organizime të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button