fbpx

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, sondazhet nxjerrin të barabartë GERB dhe BSP

Në hijen e debatit për korrupsion, padrejtësitë sociale, populizmit dhe ksenofobisë, në Bullgari sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat për 240 vende në parlament garojnë 13 parti politike, nëntë koalicione dhe 21 kandidatë të pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendrat e votimit në të gjithë Bullgarinë janë hapur këtë mëngjes në ora 07:00 sipas kohës lokale, ndërsa të drejtë vote kanë 6.5 milionë votues të regjistruar. Qendrat e votimit janë hapur edhe në 70 shtete për diasporën bullgare, duke përfshirë Turqinë fqinje.

Mbyllja e qendrave të votimit është planifikuar në ora 20:00, dhe pritet pjesëmarrje prej rreth 65 për qind të votuesve.

Procesi zgjedhor zhvillohet në 31 njësi zgjedhore të cilat, në varësi të numrit të banorëve japin numër të ndryshëm të deputetëve, kurse nga Sofja si njësia më e madhe në Parlament dalin 16 deputetë.

Sondazhet tregojnë se asnjë subjekt politik nuk do të arrijë shumicën për të themeluar qeverinë e vetme, kurse rezultatet paraprake të zgjedhjeve priten sonte vonë.

Sondazhet zgjedhore nxjerrin pothuajse të barabarta dy opsionet politike bullgare. Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), e drejtuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), e cila është pasuese e ish-Partisë Komuniste të vendit, të udhëhequr nga Komelia Ninova.
Kompania Alpha Research ka bërë një hulumtim që parashikon se partia GERB ka mbështetjen e 31 për qind të votuesve, ndërsa BSP mbështet nga 30 për qind e elektoratit.
Sondazhet parashikojnë mbështetje prej 10 për qind të koalicionit Patriotët e Bashkuar, e cila udhëheqë politikë populiste dhe në radhët e së cilës është edhe partia ATAKA e cila është e njohur për anti-islamizëm.
Befasi e zgjedhjeve parlamentare mund të jetë partia pro-muslimane dhe partia pro-turke Demokratët për përgjegjësi, liri dhe tolerancë (DOST) e kryesuar nga Lutfi Mestan. Ai më herët për shkak të retorikës anti-ruse ishte larguar nga Partia Lëvizja për Drejtësi dhe Liri, dhe me pesë deputetë të tjerë formoi partinë e re DOST.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bullgarisë dje, një ditë para zgjedhjeve solli vendim sipas të cilit të gjithë votuesit bullgarë në vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian duhet të shkruajnë lutje me dorë para votimit me shkrim cirilik.

Kjo masë ka ngadalësuar tashmë procesin zgjedhor, sidomos në qendrat e votimit në Turqinë fqinje. Kjo masë ka shkaktuar paknaqësi në diasporë, të cilët në zgjedhjet e mëparshme kanë mbushur vetëm një formularë të shkurtër, kurse votuesit që nuk dinë alfabetin cirilik u ndihmonin nga administratorë në qendrat e votimit. Këtë herë mungojnë administratorët e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button