Në krye të Hong Kongut për herë të parë një femër

Duke marrë më shumë se gjysmën e votave, mbështetësja e Kinës, Varrie Lam, është zgjedhur si Krye administratorja e re e Hong Kong-ut, raporton Anadolu Agency (AA).

Lam ka mundur të marrë 777 vota nga 1.194 delegatë, gjatë votimit në Qendrën e Kongreseve të Hong Kong-ut. Ish sekretarja Lam ka garuar kundër John Tsang i cili mori 365 vota dhe Kwok-hing, i cili mori 21 vota. Ndërkohë 31 vota janë quajtur të pavlefshme.

Lam e cila do të jetë e para grua, lidere në këtë rajon, pas konstituimit të saj nga ana e qeverisë qendrore të Kinës, do të marrë drejtimin e Hong Kong-ut më 1 qershor. Ky qytet aktualisht drejtohet nga Leung Chung-ying.

Sipas ligjeve të Hong Kong-ut një person nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë si drejtues, ndërsa është e detyruar që të deklarojë pasurinë e tij.

Lam është vendosur në qendër të kritikave nga qytetarët e Hong Kong-ut të cilët protestuan përmes ”revolucionit të çadrave” në mënyrë që drejtuesit të mos zgjidheshin nga Pekini. Ndërkohë Lam është një mbështetëse e Pekinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button