Formula 1, Vettel triumfon në garën e parë të kampionatit

Piloti gjerman i Ferrarit Sebastian Vettel është fitues i garës për Çmimin e Madh të Australisë, garës së parë të këtij viti të kampionatit në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e parë e sezonit është mbajtur në Melburn. Nga pol pozicioni është nisur piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton i cili përfundoi në vendin e dytë, ndërsa kolegu i tij Valtteri Bottas ishte i treti.

Vettel, fitoren e tij të 43-të në karrierë e ka shënuar me kohën prej 1:24.11.672, ndërsa Hamilton ishte më i ngadalshëm për 9.9 sekonda dhe Bottas për 11.2 sekonda.

Për gjermanin kjo është fitorja e parë pas Çmimit të Madh të Singaporit në vitin 2015.

Gara e dytë e sezonit Çmimi i Madh i Kinës do të mbahet më 9 prill.

Dhjetë pilotët e parë të garës:

1. Sebastian Vettel (Ferrari)

2. Lewis Hamilton (Mercedes)

3. Valtteri Bottas (Mercedes)

4. Kimi Raikkonen (Ferrari)

5. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)

6. Felipe Massa (Williams-Mercedes)

7. Sergio Perez (Force India-Mercedes)

8. Carlos Sainz (Toro Rosso-Renault)

9. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault)

10. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)

Radhitja e pilotëve pas Çmimit të madh të Australisë është:

1. Sebastian Vettel (Gjermani) – 25 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) – 18 pikë

3. Valtteri Bottas (Finlandë) – 15 pikë

4. Kimi Raikkonen (Finlandë) – 12 pikë

5. Max Verstappen (Holandë) – 10 pikë

Radhitja e ekipeve:
1. Ferrari – 37

2. Mercedes – 33

3. Red Bull – 10

4. Williams – 8

5. Force India – 7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button