DASH: Të zgjidhet sa më shpejtë çështja e emrit

40 kongresmenë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kanë dërguar letër ku përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi në NATO si dhe për përparim të mëtutjeshëm të Bosnjës, Kosovës dhe Gjeorgjisë në këtë drejtim.

Sipas zëdhënësit të DASH, në Samitin e NATO-s në Londër në muajin shtator do të vendoset në rend dite zgjerimi i NATO-s, kurse do të bëhet apel që Maqedonia dhe Greqia sa më shpejtë ta zgjedhin çështjen e emrit.

“E pranuam këtë letër dhe u përgjigëm në atë. SHBA mbetet e përkushtuar në faktin që NATO të ketë politikë të dyerve të hapura dhe mendoj se këtë e kemi thënë në të gjitha Samitet e NATO-s. Gjithashtu qartë kemi thënë se vendet aspirante për në NATO duhet patjetër që t’i plotësojnë standardet për anëtarësim në NATO. Siç punojnë në këtë drejtim ne do t’i mbështesim në këto përpjekje. Konkretiëht për Maqedoninë, NATO kishte pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare se ftesa për anëtarësim në Aleancë do t’i dërgohet Maqedonisë atëherë kur të gjenbdet një zgjiedhje e pranueshme për çështjen e emrit. Shpresojmë se liderët në Maqedoni dhe Greqi do të gjejnë zgjidhje për problemin e emrit sa më shpejtë të jetë e mundur. Jam shumë e sigurtë se zgjerimi i NATO-s do të jetë temë e bisedimeve në Britani”, tha Mari Harf, zëdhënese e DASH. 

Lajme të ngjashme

Back to top button