LSDM: Presim sjellje shtetërore, vijon procesi i formimit të Qeverisë së re

“Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur me formë demokratike në demokraci parlamentare, zgjedhje, kanë të drejtë kushtetuese që të formojë shumicën parlamentare. Institucionet e sistemit nuk kanë të drejtë të pengojë të përzgjedhurit e popullit për të kërkuar mandatin për formim të Qeverisë”, kështu bëjnë të ditur nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet kumtesës së dërguar sot, në lidhje me vazhdimin e seancës parlamentare e cila pritet të ndodhë nesër dhe në të cilën do të zgjedhet e kryetari i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se “qytetarët e Maqedonisë presin stabilitet dhe përparim”.

Ata po ashtu bëjnë të ditur se respektimi i shumicës parlamentare ka qenë kërkesë edhe e ndërkombëtarëve, dhe se kriza politike e deritanishme ka dëmtuar rëndë Maqedoninë edhe në aspekt ekonomik.

“Edhe shoqëria ndërkombëtare dërgoi porosi të qartë se në demokraci çdonjëri duhet të pranojë shumicën parlamentare. Bllokada e proceseve demokratike e ka dëmtuar edhe ekonominë, veçanërisht muajve të fundit dhe i pengoi proceset reformuese”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Ata vlerësojnë se programi i publikuar nga Zoran Zaev, i cili garanton unitaritet të shtetit, perspektivë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sundim të së drejtës, zhvillim ekonomik dhe social paraqet rrugën e Maqedonisë.

Dhe në lidhje me ngjarjet të cilat priten të zhvillohen nesër ata presin që institucionet të respektojnë vullnetin e shumicës nga ku do të vijojë edhe formimi i Qeverisë.

“Presim nesër dhe ditëve në vijim veprim shtetëror nga ana e institucioneve të cilat duhet të respektojnë vullnetin e shumicës dhe të mundësojnë zgjedhje të kryetarit të Parlamentit dhe formim të Qeverisë”, shkruan në kumtesën e kësaj partie.

Nga kjo parti po ashtu theksojnë “se kjo është mënyra e vetme që Maqedonia t’i kthehet rrugës së eurointegrimeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button