Miqësorja Shqipëri-Rumani më 31 Maj

Shqipëria siguron një tjetër miqësore në vazhdën e përgatitjeve për Euro 2016. Kombëtarja shqiptare do të përballet me 31 Maj me Rumaninë, një kundërshtar i ngjashëm me rivalët që kuqezinjtë do të gjejnë përballë në Grupin I të Eliminatoreve të Europianit francez.

Testi me Rumaninë për skuadrën e De Biasit, do të luhet vetëm pak ditë më vonë pas testit me Hungarinë. Ndeshja mes Sqhipërisë dhe Rumanisë do të luhet në Sion të Zvicrës, në stadiumin “Stade de Tourbillon”, transmeton Supersport.

Kuqezinjtë janë ndeshur disa herë në të kaluarën me Rumaninë, përfshi dhe dy takimet eliminatore për Euro 2012 në Poloni e Ukrainë, ku Shqipëria barazoi në të dyja ndeshjet me rezultatin 1-1, ku në Bukuresht shënoi Gjergji Muzaka e në “Qemal Stafa”, Hamdi Salihi.

Lajme të ngjashme

Back to top button