Maqedonia ndërpreu serinë negative

Reprezentacioni i Maqedonisë më në fund ka shijuar fitoren, duke ndërpre serinë negative në transfertë që nga viti 2010.

Me fitoren e mbrëmshme 0:3 ndaj Lihetshtajnit, Maqedonia ka arkëtuar tri pikët e para në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botërorë “Rusia 2018”.

Mbrojtja e Lihtenshtajnit u thye në minutën e 43 kur Boban Nikollov me gol të bukur i dha epërsinë Maqedonisë 1:0.  Në pjesën e dytë në ishte Ilija Nestorovski, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 68 dhe më pas në minutën e 73-ën. Nestorovski lëshoi mundësinë të shënon hat-trik, pasi në minutën e 90-të nuk ishte preciz nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Maqedonia mban pozitën e 5-të, ndërsa në Grup kryesojnë Spanja e Italia me nga 13 pikë, pason Izraeli me 9, Shqipëria është e katërta me 6 pikë, ndërsa Lihetshtajni e fundit pa pikë të fituara. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button