VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare

VMRO-DPMNE-ja konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në shpenzim të njëjtë me ato lokalet janë zgjidhje më e mirë për dalje nga kriza aktuale.

“Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do ta kthejnë kontrollin e plotë mbi ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe vullneti i tyre nuk do të anashkalohet përmes post marrëveshjeve të ndryshme zgjedhore të cilat kanë një emërues të përbashkët, ndërsa ajo është realizimi i platformës gjithëshqiptare në Tiranë më 7 janar”, tha në konferencën e sotme për shtyp, Irena Popova nga VMRO-DPMNE-ja.

LSDM-ja me sjelljen e saj të papërgjegjshme, siç tha ajo, shkakton zemërim dhe revoltë tek popullit.

“Populli kërkon nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja qartë dhe zëshëm të heqin dorë nga ‘platforma e Tiranës’, elementet e të cilit drejtëpërdrejt e rrezikojnë karakterin unitar dhe multietnik të Republikës së Maqedonisë. Kjo deri më sot nuk ndodhi. Zaevi i abolicuar dhe udhëheqësia kriminele e LSDM-së përpiqen ta relativizojnë rrezikun nga platforma dhe ende flasin për debatim rreth temave të cilat janë interes kombëtar dhe shtetëror të cilët në fund duhet ta redefinojnë shtetin”, tha Popova.

Në fakt, siç theksoi, deklaratat e partnerit Ziadin Sela, pçër të cilin nuk ekziston populli maqedonas, i cili nuk pranon himnin dhe flamurin maqedonas dhe i cili hapur flet për federalizim të Maqedonisë, vetëm është paralajmërim se cila është tendenca e fundit në gjoja bashkëpartneritetin reformues të cilin LSDM-ja e ndërton rreth vetes.

“Populli ndjehet i ofenduar dhe i zhgënjyer nga ana e LSDM-së, i cili para zgjedhjeve paralajmëronte plan për jetë, ndërsa pas zgjedhjeve filloi të realizojë plan për destruktim të Maqedonisë, i bazuar në ‘platformën e Maqedonisë'”, theksoi Popova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button