fbpx

Avioni i humbur, sistemi i komunikimit është prishur qëllimisht

Sistemet e komunikimit të avionit të humbur të Malaysia Airlines janë prishur qëllimisht ka thënë kryeministri i Malajzisë Najib Razak. Sipas të dhënave nga sateliti dhe radari, avioni ka ndryshuar drejtim dhe mund të ketë fluturuar edhe për 7 orë të tjera.

Ai shtoi se veprimet e avionit që është çuan në zhdukjen e tij rreth një javë më parë me 239 persona në bord janë bërë me ndihmën e një personi brenda ekuipazhit.

Kryeministri Razak tha në një konferencë për shtyp se “me shumë mundësi sistemi i komunikimit të avionit është prishur dhe më pas ai ka ndryshuar drejtim”.

Razak tha se autoritetet po përpiqen të gjurmojnë aeroplanin në dy intinerare të mundshme: nga kufiri i i Kazakistanit dhe Turkmenistanit deri në veri të Tajlandës dhe nga jugu i Indonezisë në në jug të Oqeanit Indian.

Lajme të ngjashme

Back to top button