Tuna e Cozman ‘live’ prej Xhamajkës (Foto)

Nuk do të ishte aq perfekt, sikur mos të ishte bashkë me të. Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna po pushon në Xhamajkë, ndërsa ajo ka udhëtuar drejtë këtij vendi bregdetar bashkë me të dashurin Cozman…

I ka qitë krejt punët në rend. Dhe derisa po pret lansimin e dy projekteve të reja, njërin solo e tjetrin në duet me Getoar Selimin, Tuna ka fluturuar drejt Xhamajkës.

Madje për të shijuar deri në fund kënaqësinë që po përjeton atje këngëtarja ka nis mëngjesin me joga dhe pilates. Siç duket kjo është një mënyrë që Tuna mban trupin në formë, për të cilën ka treguar përmes llogarisë së saj në Instagram, transmeton Tribuna.

“Morning Jamaica #pilates #yoga”. Por nuk është vetëm ky angazhim për trup të mirë ajo që po e bënë më të veçantë udhëtimin e këngëtares. Tuna këtë udhëtim është duke e shijuar në krahët e të dashurit të saj Cozman, ani pse asnjëri nuk kanë treguar se ndodhen bashkë. Por, që të dy kanë publikuar fotot e veta nëpër rrjetet sociale nga i njëjti vend.

Derisa Tuna ka sjell pamje nga joga, ani pse ajo nuk shihet vetë aty, Cozman ka shkrepur ‘selfie’ afër një pishine, ndërsa që të dy kanë treguar se po bëjnë qejf e po ndihen të relaksuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button