Sela: Propozimi i Gruevskit për Qeveri të Pakicës do të thotë hap drejt federalizmit

Kryetari i LR-PDSH-së,  Ziadin Sela, konsideron se propozimi i Gruevskit për Qeveri të Pakicës do të thotë hap drejt federalizmit, njofton Portalb.mk.

“Propozimi i Gruevskit që LSDM-ja të bëjë Qeveri të Pakicës me mbështetje të VMRO-DPMNE-së ku do të kishin 100 deputetë do të thotë federalizëm të Maqedonisë nga dita e ardhshme. Që do të thoshte shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të punojnë në Kuvend kur Qeveria do të formohet vetëm nga maqedonasit”, tha Ziadin Sela në emisionin Click Plus.

“Gruevski kërkon nga Zaev të dorëzohet nga siç e quan Platforma e Tiranës dhe pastaj do t’i jetë mbështetur qeveria pa asnjë funksionar në atë të VMRO-DPMNE-së, por kjo nuk do të thotë se kërkesat e partive shqiptare në mënyrë magjike do të zhduken”, shtoi Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button