fbpx

MASH-i bllokon konkurset, librat skandaloz nuk tërhiqen!

Tekstet me gabime skandaloze me të cilat punojnë profesorët dhe arsimtarët e shkollave të fillore do të jenë prezent edhe vitin e ardhshëm.

Kohë më parë zëvendës ministri i arsimit, Safet Neziri bëri të ditur se ky problem do të zgjidhet me marrëveshjen për të marrë libra nga Universiteti i Kembrixhit, por dy kryetarët e Lidhjeve të arsimtarëve Shqiptarë janë në pesimist për këtë gjë.

“Faza e parë e cila do të realizohet komform kësaj marrëveshje, vlen për ciklin e ulët të shkollës fillore, kurse gabimet skandaloze janë në librat e historisë dhe gjeografinë, si në programin e shkollës fillore po ashtu edhe në atë të së mesmes, prandaj nuk shoh zgjidhje të problemin as vitin e ardhshëm”, tha për Portalb, Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.

Ai shtoi se autorët shqiptarë janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta.

Po ashtu edhe kryetari i LASH-it të Kumanovës, Etem Xheladini shprehet se shkollat e Maqedonisë nuk kanë kapacitet të punojnë me libra nga një universitet me renome botërore, ai si zgjidhje sheh bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë.

“Zgjidhje e problemit me gabimet e shumta në tekstet shkollore shqipe, do të ishte një marrëveshje me Shqipërinë dhe Kosovën, ku ne do të mundeshim t’i përdorim librat e tyre. Konkurse nuk ka, autorët mbeten pa realizimin e  projekteve të tyre. Ne nuk kemi kapacitet të punojmë me ato libra, zhvillimi duhet të jetë gradual, ne nuk jemi Kembrixh”, tha për Portalb, Xheladini.

Ndërkaq jemi dëshmitarë se viteve të fundit kishte gabime të shumta dhe skandaloze në librat e gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve.

Disa herë në publik është reaguar, por arriti të tërhiqet vetëm libri i Shoqërisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button