Televizioni i bën fëmijët më pak social!

Shumë televizion në fëmijëri mund të minojë aftësitë sociale të fëmijëve,  t’i bëjë viktima të bulizmit (talljeve, ofendimeve e dhunës psikologjike nga bashkemoshatarët) duke kompromentuar kështu zhvillimin e tyre korrekt mendor e social. Lajmin e bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA, duke iu referuar një studimi të Universitetit të Montrealit e të botuar në revistën prestigjoze Pediatric Research, transmeton Bordo.al. 

Linda Pagani, një nga studiueset që realizuan studimin thotë se në të u përfshinë rreth 1977 fëmijë me moshë mesatare 29 muajshe. Studiuesit iu kërkuan prindërve të fëmijëve të raportonin sesa televizion shihnin fëmijët dhe më pas ata vlerësuan aftësitë sociale të fëmijëve, që në thelb janë shumë të lidhura më riskun e bulizmit.

“Mendoj se shumë televizion i pengon fëmijët nga kryerja e aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e tyre” shpiegon ekspertja Pagani, aktivitete që do i ndihmonin ata të fitonin aftësi sociale.

Sipas ekspertes edhe aftësitë sociale të individit duhet të trajnohen që në vegjëli, për të përballuar më vonë “xhunglën” sociale që e pret në jetë. “Dhe televizioni “vjedh” kohë të çmuar, të nevojëshme për ndërveprimin me të tjerët” përfundon ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button