Zvicra ka filluar hetim për spiunazh të turqve në territorin e saj

 Në Zvicër me siguri është kryer spiunazh kundër komunitetit turk nga ana e një “shërbimi të zbulimit”, kumtoi sot prokuroria federale zvicerane, duke theksuar se është ngritur procedurë penale.

Procedura ka filluar më 16 mars, sepse gjyqësia zvicerane ka “dyshime reale” për spiunazh të komunitetit turk në Zvicër nga ana e shërbimeve për “zbulim politik”, theksoi prokuroria federale zvicerane, e cila refuzoi të kumtojë më shumë detaje për hetimin dhe për personat dhe organizatat kundër të cilave është ajo e orientuar./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button