Monitorimi i ISK: “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova” janë televizione propaganduese

Monitorimi i lajmeve televizive në periudhën shtator 2016- shtator 2017 ka treguar se në hapësirën mediatike ekzistojnë katër televizione komerciale që mund të thuhet se janë propaganduese- është konkluzioni i konferencës së sotme e organizuar nga Instituti për studime komunikimi (ISK)

“Bëhet fjalë për televizionet “Sitel”, “Kanal 5”, “Alfa” dhe “TV Nova”, lajmet e të cilëve në tërë periudhën e vëzhguar kanë qenë më pak apo më shumë të prira ndaj partisë së VMRO DPMNE-së ndërsa shpesh me prirje negative ndaj politikave të partisë së LSDM-së”, tha Igor Micevski, duke prezantuar konkluzionet e monitorimit të zbatuar në suazat e projektit MODEM, i mbështetur nga ambasada e Holandës.

Nga ana tjetër, në lajmet e televizioneve “24 Vesti”, “Telma”, “Alsat M” dhe “TV 21”, ku dy mediat e fundit transmetojnë lajme në dygjuhësi, monitorimi ka treguar se ekziston baraspeshë, paanshmëri, respektim të interesit publik.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Volter Plomp duke shprehur se opinioni duhet të jetë e vetëdijshme për ndikimin e madh të mediave, përfshirë edhe ato sociale, në veçanti në përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe fjalorin ofendues.

Sipas Plomp, ky lloj i fjalorit nuk është ajo që thuhet ekzistim i pluralizmit në media dhe lirinë e shprehjes.

Në konferencë fjalime mbajtën edhe Martina Tuneva nga Këshilli për etikë në media, Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë së mediave, Zhan Fransoa Furnemon, ekspert për politikë mediatike si dhe gazetarët Santa Argirova dhe Shkelzen Aqifi ndërsa debatin e udhëhiqte Snezhana Tërpevska, hulumtuese e ISK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button