Saraçini në Berlin, këndell diasporën shqiptare për të votuar

Një delegacion i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe njëkohësisht anëtar i Shtabit zgjedhor për diasporën, Valon Saraçini sot ka zhvilluar takim me diasporën shqiptare në kryeqendrën e Gjermanisë Berlin. Kjo vizitë realizohet në kuadër  takimeve që përfaqësues të lartë të BDI-së, kanë filluar  në vendet e Evropës ku jetojnë mërgimtarët tanë.
 
Në takimin me përfaqësuesit e diasporës në Berlin, Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini prezantoi kandidatin për deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nga Evropa, .Ismail Beluli. Gjatë këtij takimi ministri Saraçini para bashkëkombësve në Berlin ka sqaruar rëndësinë e zgjedhjes së z.Ismail Beluli në zgjedhjet parlamentare, i cili me pjesëmarrjen e tij, do të bëhet zëri i diasporës në Parlamentin e Maqedonisë.
 
Ftesës për pjesëmarrje iu përgjigjën një numër i madh i shqiptarëve të Berlinit, të cilët shprehën interesim të madh për të marrë pjesë në votime.  Të pranishmëve në takime iu prezantua procedura e votimit, dhe iu ofrua ndihmë teknike për të lehtësuar arritjen e këtij qëllimi.
 
Pas takimeve të suksesshme në Berlin nesër në Londër, Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, kryetarët e komunave Çair dhe Kërçovë Izet Mexhiti dhe Fatmir Dehari, do të zhvillojnë takime me shqiptarët e Londrës.
 
Të shtunën Saraçini, Mexhiti, Dehari dhe kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta do të vizitojnë diasporën  në Vjenë të Austrisë, ndërsa  të hënën në Ljubljanë të Sllovenisë, diasporën shqiptare do ta takojnë kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe kryetari i komunës së Çairit dhe njëkohësisht shef i Shtabit zgjedhor të BDI-së për diasporën Izet Mexhiti.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button