Lajçak: Desha ta kthej vëmendjen e BE-së në përgjegjësinë të cilën e kemi ndaj Ballkanit

Me deklaratën se dy shtete në Ballkanin Perëndimor janë në prag të shkatërrimit, ndërsa tre në krizë të thellë politike, desha ta kthej vëmendjen e Bashkimit Evropian në përgjegjësinë të cilën e kemi ndaj rajonit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Dnevni Avaz”.

Ai nuk donte të sqarojë në cilat shtete konkretisht ka menduar.

“Ky ishte paralajmërimi im, edhe ndaj BE-së edhe ndaj rajonit. Sepse nëse dy shtete janë “në prag të shkatërrimit”, gjërat mund të ndërpriten, proceset të nisen në drejtim, të kundërt dhe ky është obligim jo vetëm i rajonit, por edhe i yni, në Union”, theksoi Lajçak.

Ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH nuk fsheh se nuk i ka ardhur mirë që deklarata e tij, e dhënë para takimit të Këshillit të BE-së për punë të jashtme më 6 mars hasi në dënime në rajon. Megjithatë ai thekson se deklaratën nuk e ka dhënë nga pakujdesia.

“Thash se ne nuk e bëjmë atë që ia premtuam Ballkanit Perëndimor. Madje dy vjet ky rajon nuk ishte në rend dite të Këshillit të ministrave të BE-së. Theksova se premtuam perspektivë evropiane, se vazhdimisht presim nga partnerët tonë në rajon t’i përmbushin kushtet tona, por se edhe ata prej nesh presin të jemi liderë. E ne ajo nuk jemi. Është fakt se situata e Ballkanit Perëndimor dhe në shtet të caktuara është më keq se më herët, të themi prej para pesë viteve, Ndërsa duhej të jetë e kundërta”, theksoi Lajçak.

“Diskutimet mes kolegëve ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së ishin të mira dhe jam i inkurajuara nga ajo që e dëgjova” theksoi Lajçak për “Dnevni Avaz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button