Përçahet Barcelona, Messi nuk rinovon

Në Barcelonë luajnë me emrin sepse në gjuhën katalanase fjala “Lio” lidhet me Lionel, ndërsa me fjalë të tjera në gjuhën e tyre do të thotë kaos.

Ky është titulli i parë i versionit print të gazetës “Marca” e cila luan me kuptimin e dyfishtë, një shprehje lapidar në sintezën e emrit dhe mbiemrit të thjeshtë që përshkruan një situatë tashmë të njohur edhe nga njerëzit që nuk janë në brendësi të situatës.

Çështja Messi ose më mirë, ose më saktë, kaosi Messi sapo ka shpërthyer. Pak ditë më parë, numri 10 volli në fushë dhe ndoshta numrat personalë të muajve të fundit janë vërtet shkaku i trazimit të stomakut, transmeton Supersport.

Vetëm 45 milionë janë Eurot që e ndajnë Leon nga Barcelona sepse nëse ish presidenti Rosell u tregua zemërgjerë duke i premtuar miliona për rinovimin deri në vitin 2018, ndërsa presidenti aktual  Bartomeu e ka zbritur me këmbë në tokë duke i bërë me dije se arka e shoqërisë nuk mund ta mbajë peshën e madhe të pagës faraonike që pretendon argjentinasi, kjo edhe për faktin se Rosell ka krijuar një vrimë të zezë në buxhet.

Në këtë mënyrë, babai dhe njëkohësosht agjenti i lojtarit, Jorge Messi nuk ka pranuar asnjë kusht duke i mbyllur menjëherë derën dialogut, por njëkohësisht duke ua hapur skuadrave më të pasura të Europës. Pas Paris Saint Germain që në bashkëpunim me një agjenci marketingu e vlerësooi kartonin e argjentinasit deri në 400 milionë Euro.

Në këtë mënyrë, oreksi u hap edhe në Manchester ku “Citizens” bëjnë një hap përpara duke i ofruar lojtarit 25 milionë Euro në sezon. Në këtë garë më pak e favorizuar është Monaco e manjatit rus,  Ryboblev, i cili nuk i ka aspak problem paratë. Bartomeu e ka marrë mesazhin, tashmë mbetet në dorën e tij për të thënë fjalën e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button