Maqedoni, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 267 raste të të sëmurëve nga tuberkolozi

Në Maqedoni, zvogëlohet numri i të sëmurëve nga tuberkulozi. Nga 628 raste në vitin 2000 vitin e kaluar janë regjistruar 267 raste, që është për 17 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak. Edhe pse numri bie në mënyrë rapide, kompetentët në Ditën botërore për luftë kundër tuberkulozit porosisin se aktivitetet duhet të vazhdojnë dhe të arrihet qëllimi që deri në vitin 2030 të mos ketë të sëmurë nga tuberkulozi.

Në shënimin e ditës së sotme botërore – 24 Marsi, Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë potencoi se nuk janë të kënaqur nga këto shifra dhe theksoi se lufta kundër tuberkulozit këtë vit janë rritur mjetet financiare nga 7 milionë vitin e kaluar në 25 milionë denarë dhe se aktivitetet rritet në 60 nga 10 paraprake.

Sipas saj më me rëndësi është që tuberkulozi, që konsiderohet si sëmundje e së kaluarës, ndërsa ekziston edhe sot në Evropë, të zbulohet me kohë.

“Në Republikën e Maqedonisë zbatohen standardet më të reja për diagnostikimin, mjekimin dhe parandalimin e tuberkulozit, të cilat janë të inkorporuara në Strategjinë nacionale për tuberkulozë”, është theksuar në konferencën e sotme për shtyp.

Biljana Ilievska Poposka, koordinatore nacionale për tuberkulozë potencoi se vitin e kaluar në vend kanë vdekur 23 persona të moshës më të vjetër me tuberkulozë dhe se është karakteristike që shkak ppër vdekjen ka qenë ndonjë sëmundje tjetër.

“Tuberkulozi në Maqedoni akoma është sëmundje e popullatës së re, dhe gjatë viteve të kaluar më shumë të përfaqësuar ishin personat e moshës 25-45 vjeçare”, tha Ilievska-Poposka.

Ajo i theksoi rastet e reja në burgjet dhe spitalet psikiatrike. Në burgje, siç tha ka pasur tre raste, ndërsa në spitalet psikiatrike katër, por e theksoi faktin se ata mund ta bartin sëmundjen tek personat tjerë.

Këtë vit Dita botërore e luftë kundër tuberkulozit shënohet me moton “Të bashkuar që ta eliminojmë tuberkulozin – askush të mos harrohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button