fbpx

Timonie: Gjuha franceze dobi e madhe për integrim profesional

“Të mos formatohemi nga një gjuhë e vetme, t’i hapim të gjitha horizontet tona falë pluralizmit gjuhësor”, tha sot ambasadori francez Kristijan Timonie.

Në fjalimin para ndarjes së mirënjohjeve për fotografinë më të mirë në konkursin “Përveç kësaj flasim edhe frëngjisht”, Timonie theksoi se “gjuha franceze mund të jetë e dobishme për secilin në integrimin e tij të ardhshëm profesional”.

Në konkursin për fotografi janë paraqitur rreth 80 nxënës të shkollave të mesme. Nga fotografitë e arritura janë kualifikuar dhjetë më të mirat dhe ata janë ekspozuar në foajenë e Qendrës Kulturore Rinore.

Ndarja e mirënjohjeve ishte vetëm një pjesë nga aktivitet e sotme në suaza të Forumit rajonal të organizuar si pjesë nga Ditët e frankofonisë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button