Bebe Rexha shkëlqen në ‘Perez TV’

Ka shtrirë fuqishëm angazhimin e saj artistik. Dhe me kalimin e kohës shqiptarja Bebe Rexha po shkëlqen në tregun amerikan.

Këngëtarja, që shumëherë është komentuar edhe nga emra të mëdhenj të muzikës amerikane, për stilin unik në të kënduar dhe zërin e veçantë ka shkëlqyer përmes performancës së saj në Perez TV. 

Bebe Rexha ka kënduar e shoqëruar vetëm nga një kitare këngën e quajtur “Monster under the bad” ndërsa e ka sjell në një mënyrë shumë të veçantë të të kënduarit.

Gjithçka ka shkuar ‘live’ ndërsa shqiptarja edhe njëherë ka shfaqur talentin e saj në muzikë. Kujtojmë se Bebe ka shtrirë angazhimin e saj vetëm në tregun amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button