fbpx

Përleshje në Çeçeni, 6 ushtarë të vdekur

Në përleshjen e ndodhur mes forcave të sigurisë dhe militantëve në Çeçeninë e Federatës Ruse, kanë humbur jetën 6 ushtarë rusë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve TASS, një grup militantësh në rajonin Naurskaya, duke e shfrytëzuar mjegullën e cila ishte efektive gjatë natës kanë tentuar të depërtojnë në rajonin ku gjendeshin trupat ushtarake ruse.

Nga përleshja kanë humbur jetën 6 ushtarë rusë, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.

Theksohet se në përleshje janë neutralizuar 6 militantë të cilët kanë munduar të depërtojnë në kordonin e trupave ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button