Nënsekretarja e përgjithshme e KB-së Helen Klark për vizitë në Maqeodni

Nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe administratore e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Helen Klark, e cila gjendet për vizitë dyditore në Maqedoni, sonte do të marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “Liqeni nga molla”.

Filmi, ku flitet për rezultatet nga përpjekjet shumëvjeçare të UNDP-së dhe Komunës së Resnjës për zvogëlimin e ndotjes së Liqenit të Prespës, financiarisht përkrahet nga Afgjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Prespa është një nga liqenet më të vjetra në botë dhe vend me llojllojshmëri të pasur biologjike. Me më shumë se 2.000 lloj shpezë, peshq dhe gjitarë, prej të cilëve numër i madh varen nga Liqeni.

Klark nesër do ta vizitojë rajonin prespan në Resnjë dhe Stenjë, ndërsa aty do të njoftohet me Programin për mbrojtje të Liqenit të Prespës dhe do t’i vizitojë disa nga projektet më të suksesshme të zbatuara nga ana e UNDP-së gjatë viteve të kaluara.

Administratorja e UNDP-së, Helen Klark është paraparë të realizojë takim me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Emil Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button