fbpx

“Ora e planetit Tokë”, nesër në ora 20:30 fiken dritat në Shkup dhe Ohër

Me ndaljen e dritave në lokacione të caktuara në Shkup dhe Ohër, nesër për të tetën herë Maqedonia do të kyçet në shënimin e aksionit të madh botërore ekologjik “Ora e planetit Tokë”.

Ndriçini në Maqedoni do të ndërpritet në orën 20:30 sipas kohës lokale në periudhë prej një ore, kur në errësirë do të jenë mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë.

Organizuesit e kësaj ngjarje në maqedoni informojnë se për shkak të gjendjes aktuale në vend, do të çkyçen vetëm disa lokacione të caktuara në Shkup dhe ohër.

Në rajonin qendror të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë do të jenë Sheshi Maqedonia me përmendoret, Porta Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri popullor i Maqedonisë, Muzeu i Luftës Maqedonase, Muzeu Arkeologjik, objekti i AKE-së, Kolonada, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ura “Syri” dhe Ura e Artit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button