Në Tetovë ka 100 shurdhmemec që duan të shfrytëzojnë të drejtën e ndihmës sociale

Nga ky muaji edhe zyrtarisht në Maqedoni ka filluar ndarja e ndihmave në para për shurdhmemecët. Në rajonin e Tetovës ka 100 persona dëmtim të plotë të dëgjueshmërisë të regjistruar në shoqatën e shurdhmemecëve, të cilët duhet të kenë të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës sociale.

Siç thonë nga shoqata e shurdhmemecëve anëtarët e saj ende nuk kanë marrë vërtetime për të shfrytëzuar këtë të drejtë. Edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet në Qendrën Sociale në Tetovës, kanë vështirësi për caktimin e kontrolleve pranë komisioneve kompetente.  

Kjo sipas shoqatës së shurdhmemecëve është për arsye të numrit të madh të të interesuarve për ta shfrytëzuar këtë ndihmë dhe procedurave që duhet të kalojnë pranë komisioneve përkatëse. 
Qendra sociale në Tetovë, thekson se nuk do ët ketë problem, nëse do të ketë vonesa në kryerjen e këtyre kontrolleve, sepse parat do të jepen njëherësh edhe për muajit e mbetur, shuma e të cilëve llogaritet që nga data e aplikimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button