Besimi: Nevojitet të thellohet bashkëpunimi ekonomik me Poloninë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Beismi, sot realizoi takim me nënsekretaren shtetërore të Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Polonisë, Henrika Moshcicka-Dendis.

Në takim Besimi theksoi përcaktimin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe deri ku ka arritur Maqedonia në implementimin e kriteriumeve për anëtarësim në BE.

“Me përpjekjet që bën Qeveria në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, me çka Maqedonisë do t’i hapen rrugët për integrime evropiane dhe euroatlantike” thonë nga kabineti i Besimit.

Nënsekretarja e Ministrisë së punëve të jashtme të Polonisë, Dendis, theksoi se Republika e Polonisë mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë në këtë rrugë, duke potencuar se qëndrojnë në disponim për këmbimin e përvojës së tyre në implementimin e reformave dhe plotësimin e kritereve të BE-së.

Besimi u falënderua për përkrahjen që ofron Republika e Polonisë si partner i vendit tonë në procesin e eurointegrimeve dhe theksoi se duhet të punohet më tepër në thellimin e bashkëpunimi ekonomik, gjë që do të rrisë numrin e investimeve polake në Republikën e Maqedonisë.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë edhe më tej do të vazhdojnë dhe po ashtu nënvizuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës, arsimit, shkencës, shëndetësisë, gjyqësisë dhe sundimit të së drejtës, prioritete të cilat paraqesin forcë lëvizëse të vendit kah BE. 

Lajme të ngjashme

Back to top button