KSHZ i miratoi katër kandidaturat për president

Stevo Pendarovski si kandidat i LSDM-së, Gjorge Ivanov nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së dhe Zoran Popovski nga GROM edhe zyrtarisht janë katër kandidatët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale pasi që me 6 vota ”për” dhe një kundër dhe një të përmbajtur për Halimin, KSHZ i miratoi kandidaturat.

Sipas zëvendës kryetarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, është kontestuese që kandidatët për president në listat e dorëzuara i kanë shfrytëzuar simbolet dhe emblemat e partive politike, gjë që është kundër Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Jakupi ka kërkuar nga komisioni zgjedhor që t’ju jepet afat prej 48 orëve kandidatëve që ti ndryshojnë emblemat dhe më pas të miratohen listat, gjë që nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të KSHZ-së duke thënë se në Kodin Zgjedhor nuk ka ndalesë për shfrytëzimin e emblemës së partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button