Vazhdojnë protestat kundër platformës shqiptare

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” e mbështetur nga mijëra qytetarë, edhe sonte ka protestuar rrugëve të Shkupit kundër platformës shqiptare, zbatimi i së cilës sipas tyre do të drejtojë Maqedoninë drejt ridifenimit të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Si zakonisht, protestuesit u tubuan para godinës së Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa marshi protestues përfundoi në mënyrë paqësore para Kuvendit të Maqedonisë. Ata kaluan përmes Zyrës Kombëtare të presidentit Gjorge Ivanov, në shenjë mbështetje për refuzimin e tij për të mandatuar kreun e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për krijimin e qeverisë.

Sipas tyre, platforma shqiptare është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë. Protestuesit të cilët platformën shqiptare e konsiderojnë si pengesë për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin, thonë se “nuk do të pranojnë kryetarin e ri të Kuvendit nëse ai pranon kërkesat në platformën shqiptare”.

Protestat e iniciuara nga kjo iniciativë filluan nga 27 shkurti i këtij viti, kur kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ia dorëzoi presidentit Ivanov dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, ndërsa presidenti Ivanov pas dy ditëve të njëjtën e refuzoi duke u arsyetuar se “nuk do të mandatojë çdo kë që negocion për platforma të huaja me të cilat cenohet populli maqedonas, kërcënohet shteti unitar, sovraniteti dhe pavarësia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button