Protesta në Dibër: ‘Partia numër një e dibranëve është Radika’

Qindra qytetarë   nga Dibra e Madhe, Peshkopia, Struga,Kërçova,  Gostivari, Kumanova ,Presheva  ishin bashkërisht në protestën e 14 marsit që u mbajt në sheshin “Skënderbe”” në Dibër kundër devijimit të lumit Radika.

“Jemi mbledhur për një hall të madh  që ka Dibra ,për ti thënë thonë jo politikës anti dibrane dhe anti shqiptare të Gruevskit . Kjo është një politikë serbe dhe greke , të gjithë e dimë se me këtë projekt i bëhet dëm popullit shqiptar që dëshiron ta merr lumin Radikë dhe ta dërgon  në Vardarin e qelbur.

I bëjmë ftesë qeverisë së Shqipërisë ti del në ndihmë popullit të Dibrës , sepse të gjithë jemi dëshmitarë se kuçedra ka dalë në Korab dhe tenton ta ndalë lumin, por Dibra ka djem që do ta vrasin këtë kuçedër dhe nuk do të lejojmë që uji i Radikës të shkojë në anën e Greqisë. Ftojmë qeverinë e Kosovës , Amerikën dhe gjithë qeveritë që janë pro Dibrës të mbrojnë jetën e dibranëve dhe lumin tonë tha në protestën e sotme”, Bashkim Mashkulli, Kryesuesi i Këshillit komunal të Dibrës.

“ Ne duhet t’i themi jo projektit të lumit Radikë ,, sepse partia numër një e dibranëve është Radika dhe asnjë parti tjetër nuk duhet të votohet nëse nuk e mbron këtë çështje .Shqetësimet dhe rënkimet e Radikës kanë shqetësuar edhe nëntë malet e Dibrës , të cilat janë bashkuar kundër këtij projekti .U bëj thirrje të gjithë qeverive, Europës dhe Amerikës  , problem që mund të eskalojë  gjithë Ballkanin,, ndaj nuk do të ketë më protesta të këtilla , por ta kenë parasysh se ne nuk do të heshtim nuk do të rrimë duar lidhur përpara kësaj fatkeqësie që kërkojnë të bëjnë drejtuesit e qeverisë maqedonase, theksoi   Munir Hoxha, kryesuesi i OJQ-ve nga Peshkopia.

Ndërkaq , Lulzim Haziri, kryesuesi i OJQ-ve nga Gostivari, Lulzim Fejzullau para protestuesve tha :” Të gjithë 48 shoqata të Gostivarit kanë nënshkruar peticion për mbrojtjen e lumit Radika. Shkencëtarët botërore thonë se 10 vitet e fundit do të kemi krizë për ujë për shkak të ngrohjes globale, ndaj apeloj që të gjithë dibranët dhe qytetarët e tjerë të mbrojnë lumin Radika, ndaj  nuk duhet të bëhemi injorantë se sa më shumë të jemi injorantë në këtë çështje do të fundosemi ne vetë”, nënvizoi Fejzullau. 

Në protestën e radhës kundër devijimit të lumit Radikë ishte edhe ish  i burgosuri politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani nga Struga  i  cili mes tjerash tha :” Uji në këto anë do të paguhet më shumë seç paguhet nafta dhe benzina, prandaj na takon të luftojmë për këtë ujë. E përcjell mesazhin se ky problem.  është problem politik, dhe ju ftoj që në të ardhmen protesta tjetër të bëhet në kantiere dhe jo në Dibër, deklaroi Pollozhani.
“ Ne kemi mijëra nënshkrime kundër këtij projekti por dikush manipulon me ndjenjat e popullit. Dibra dhe Reka do ta mbrojnë begatinë natyrore, ne nuk  shesim ujë, siç nuk kemi edhe njerëz që na kanë ikur larg. Nuk duam që kjo pjesë të na mbetet “Zorrë qore”, deklaroi Samet Abduli nga Reka.

Nënkryetari i shoqatës dibrane “1 dollar për Dibrën “, Ilirjan Fetahu iu drejtuar përfaqësuesve të ELEM-it “ Larg duart nga uji i Radikës, larg nga Reka, se ne nuk ka trembin kërcënimet tuaja e kurrë sdo të lëmë të realizohet ky projekt famoz, projekt bombë atomike” vlerësoi Fetahu. Ai e përmbylli fjalimit e tij me vargjet e nxënësve të gjimnazit nga Dibra që ndjejnë shqetësim për lumin Radikë :”O moj Radikë moj shpirti jonë, ti rrjedh nëpër Dibër si gjaku i turpit tonë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button