Presidenti i Kosovës s’e ka ndërmend t’i dëgjojë reagimet e ndërkombëtarëve rreth ushtrisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka në plan t’i dëgjojë reagimet e ndërkombëtarëve rreth ligjit për ushtrinë.

Ai thotë se procesi i themelimit të Forcave të Armatosura ka filluar dhe është në rrugë të drejtë.

Pret që qeveria të kthejë opinionin e saj në afatin e paraparë kohor.

Por, analisti Driton Selmanaj e quan sjellje të një adoleshenti këtë të Hashim Thaçit. Ai thotë se nuk ka logjikë që FSK-ja të trajtohet njëjtë në kontestin e ligjit sikurse ligji për fara e pesticide, transmeton Koha.net.

Sipas tij, duhet patjetër të bëhet kategori kushtetuese e në hap me përkrahësit e përhershëm të Kosovës.

Ndryshe, iniciativa e presidentit ka marrë mbështetje të gjerë të pozitës e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button