Ja se çfarë thanë sot dëshmitarët për rastin Spiun

Biznesmenët Minço Jordanov, Trifun Kostovski dhe djali i tij Kosta sot për herë të parë dëshmuan për rastin “ Spiun” në të cilin 19 persona akuzohen për spiunazhe, kërcënim, mashtrim, keqpërdorim të detyrës, tregti me armë etj. 

Para gjykatës i pari dëshmoi Minço Jordanov i cili foli për lidhjet e tij me të dyshuarin Minço Naskovski i cili ishte në krye të bordit të drejtorëve në kompaninë e ndërtimit “Beton” dhe i cili sipas Jordanov e ka kërcënuar dhe ka kërkuar shuma milionëshe pasi që është larguar nga kjo kompani.

Kërcënimet janë bërë publike në portalin informativ të gazetarit Zoran Bozhinovski.

Në pyetjen drejtuar ish kryetarit të Qytetit të Shkupit Trifun Kostovski, nëse gazetari Bozhinovski ka kërkuar para nga ai, Kostovski është përgjigjur negativisht duke thënë se Bozhinovski vetëm është kërcënuar se do të publikojë tekst me skandalet në hendboll por pa kërkuar para.

Edhe djali i Kostovskit deklaroi se Bozhinovski nuk ka kërkuar para nga ai, por ka kërkuar takim dhe është kërcënuar se nëse ky takim nuk ndodh atëherë do të publikoj tekst për kurdisjen e ndeshjeve sportive.

Procesi gjyqësorë për “Spiun” ka filluar më 27 janar ndërsa të dyshuarit janë arrestuar në shtator të 2013. Bozhinovski ishte arrestuar dy muaj më vonë në Novi Sad.

Lajme të ngjashme

Back to top button