Kompania Aktor: “Nuk ka asgjë të paligjshme!”

Kompania greke e ndërtimit “Aktor” e cila është e angazhuar për ndërtimin e aksit rrugor Demir Kapi-Smokvicë thotë se nuk ka asgjë të paligjshme me pagesat në llogarinë e sajë.

Një javë pasi opozita për herë të parë akuzoi për skandal në punën financiare të “Aktor”, kompania ka demantuar këto të thëna nëpërmjet një deklarate me shkrim.

„Çdo transaksion, duke përfshi edhe rrogat dhe shtesat e punëtorëve nga Greqi janë mbuluar me marrëveshje dhe fatura, të gjitha tatimet janë llogaritur dhe janë paguar dhe në përgjithësi të gjitha pagesat janë kryer nëpërmjet sistemit bankar sipas Ligjit. Nga fillimi i projektit për ndërtimin e këtij aksi rrugor që është pjesë e Korridorit Pan-Evropian X të gjitha aktivitete dhe transaksionet financiare janë realizuar në pajtim me ligjet dhe rregullativat ndërkombëtare dhe lokale”, thuhet në deklaratën me shkrim.

Nga kompania thonë se të gjitha të thënat në publik lidhur me projektin, kompaninë dhe njerëzit e saj janë të pabaza dhe të pajustifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button