fbpx

Jankullovska: Nuk di gjë për studentin e rrahur nga Kumanova

‘Për cilin aksion në Kumanovë bëhet fjalë? ‘ më këtë pyetje u përgjigj ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska sot në pyetjen e Portalb për rastin e rrahjes brutale të studentit në Kumanovë ditën e mërkurë. 

Në të njëjtën ditë Ministra e punëve të brendshme kishte kryer një aksion të madh policor.
LEXO: Arrestimet në Kumanovë, i dyshuari i parë ka hipur mbi çati dhe ka refuzuar të arrestohet (VIDEO)

Ministrja tha se nuk ka të dhëna për këtë aksident dhe do të duhet më shumë detaje për të tu prononcuar. Por, Portalb mëson se rasti është paraqitur në polici në Kumanovë dhe në MPB në Shkup. 

LEXO: Rrihet brutalisht nga policia një student në Kumanovë

Nuk është hera e parë që ministrja shprehet që nuk di gjë për rastet kur rrihen shqiptarët, ndërsa disa nga to kanë mbetur ende raste të pazbardhura. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button