Blerina gati për kampionatin e Maqedonisë

Të shtunën në Kavadar do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në xhudo për kadet, kurse në këtë aktivitet do të merr pjesë edhe kampionia e dyfishtë ballkanike, Blerina Seferi (48kg), e cila njëherësh do të mundohet ta mbroj titullin. 

“Shqiponja e Shipkovicës” do të garoj për klubin e saj Ippon nga Nerezi, ndërkohë që ushtrimet e fundit ajo i ka zhvilluar në fshatin e saj në Shipkovicë. “Ka disa ditë që jam në vendlindje dhe këtu po ambientohem për garën e së shtunës. Jam e përgatitur maksimalisht dhe shpresoj se nuk do të kem probleme që të arrij në piedestalin më të lartë”, tha Blerina, duke shtuar se vëmendja e saj megjithatë e ka për turneut e ardhshme ku do merr pjesë, ajo e Portugalisë në muajin maj, kampionati ballkanik në maj dhe kampionati evropian në muajin korrik. 

“Ky vit do jetë shumë i rëndësishëm për mua ku do kem para vetes   tre aktivitete të mëdha, ndër to evropianin në Greqi ku shpresoj të kthehem me ndonjë medalje”, tha reprezentatuesja e Maqedonisë, Blerina Seferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button