Spasovski: Pranuam për kryetarin e ri të Komisionit me qëllim që Maqedonia të ecë përpara (VIDEO)

Sor në një prononcim për media, Oliver Spasovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bëri të ditur se kanë pranuar që për kryetar të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE -së me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe Maqedonia të ecë përpara, njofton Portalb.mk.

“Ka përfunduar mbledhja koordinuese dhe dua të njoftoj se është formuar përbërja e Komisionit dhe për kryetar është zgjedhur Ilija Dimovski. E pranuam kërkesën e palogjikshme e VMRO-DPMNE-së me qëllim të Maqedonia të ecë përpara, të zhvillohen proceset, të funksionojnë institucionet që të mos pësojnë qytetarët dhe legjislativi dhe të vihet në funksion konstituimi i Parlamentit”, tha Oliver Spasovski

Se çfarë mund të pritet pas formimit të Komisionit, Oliver Spavoski u shpreh se “sot do të dorëzojmë propozimin për thirrje të seancës parlamentare dhe diku nga e hëna do të duhet të vazhdojë seanca konstituive”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Perseri keta te vmro do ti mashtrojen Shqiptaret! Pasi qe te votohet ne kuvend komisioni , ata nuk do ta votojne kryetarin e kuvendit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button