Gert Arens: Zgjedhjet janë mundësi e parë që ti shohim ndryshimet “në aksion”

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale do të jenë test I kapaciteteve demokratike të shtetit, kryesisht pas ndryshimeve konsezuale në Kodin Zgjedhor. 

Shefi i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR Gert Arens në intervistë për Press 24 potencoi se këto zgjedhje janë mundësi e parë që ODIHR e ka për të parë këto ndryshime në “aksion”, ndërsa misioni do të shfrytëzojë këtë mundësi ti vlerësojë ndryshimet lidhur me përpjekjet e OSBE-së dhe standardeve evropiane për një proces të drejtë dhe demokratik zgjedhor.

“Vlerësimi jonë do ti njohë aspektet pozitive dhe mangësitë. Korniza juridike është nga ato aspektet që ne do ta vlerësojmë”, deklaroi Arens.

“Vëzhguesit do ta vlerësojnë kornizën ligjore dhe implementimin e saj, do ta monitorojnë nga afër punën e administratës zgjedhore, trupave relevant qeveritar, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet në fushatë, punën e mediave gjatë këtij procesi dhe zgjidhjen e ankesave zgjedhore”, deklaroi shefi i misionit vëzhgues.

Këto zgjedhje OSBE dhe ODIHR do ti vëzhgojë me 330 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button