Ski biletat ditore në Kodrën e Diellit më të lira, sezoni vazhdon

Kodra e Diellit prej nesër i zvogëlon çmimet e ski biletave ditore deri në fund të sezonit për skijim dhe do të kushtojnë 600 denarë.

Siç kumtuan nga ELEM Turs, çmimi për skijim gjatë natës mbetet si deri tani 400 denarë, biletat gjysmë ditore edhe më tej do të kushtojnë 600 denarë, ndërsa skijimi terë ditor për fëmijë deri në moshën 12 vjeçare mbetet 400 denarë.

Sipas informacioneve nga ELEM Turs, për sonte dhe nesër me fillim në orën 19 në ski ashensorët Potok 1 dhe Potok 2 do të kyçen dritat për ndriçim për skijim gjatë natës.

Nga ELEM Turs theksojnë se edhe pse në mënyrë kalendarike pranvera është në prag, në Kodrën e Diellit ka borë të mjaftueshme, shtigje të përgatitura dhe kushte të mira për edhe një sezon të vazhduar për skijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button