Fokus: ‘Sushiko koalicioni’, Thaçi bashkëpunon me të gjithë kundër Ali Ahmetit

Shkrimi intrigues i cili u publikua në javoren “Fokus” në lidhje me “Sushiko koalicionin” ka të bëjë me lidhjet dhe takimet e Menduh Thaçit me Drejtorin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, por edhe me të dhënat për pronësinë e ish-shtëpisë të mallrave “Interpromet” në Tetovë.

Në këtë shkrim shkruhet se PDSH-ja në krye me kryetarin Thaçi nuk ka fuqi që të mposht BDI-në vetë dhe për këtë arsye kërkon koalicione të ndryshme për ta mposhtur partinë në pushtet.

Madje edhe kritikohet lideri i PDSH-së se kursen fjalët për VMRO-në kurse tërë kohën sulmon BDI-në, a do të thotë kjo se kjo parti do të ishte e gatshme që të formojë koalicion me VMRO.

Në vijim të shkrimit paraqiten takimet e shumta të Thaçit, me Sasho Mijallkov, Zoran Zaev, Branko Crvenkovskin etj, si duket më armik për PDSH-në është partia shqiptare në pushtet sesa ajo maqedonase e cila realizoi një mori projektesh antishqiptare.

Firma “Interpromet”  në të cilën punojnë 27 persona ka në pronësi tetë objekte, kurse më e rëndësishmja është qendra tregtare “Qendër” me hapësirë prej 25 mijë metra katror, më pas qendra tregtare “Tetova”, “Gorcka”, “DTC”, “Drenovec”, “Popova Shapka”, “Posta e vjeter” dhe “Bambi dhe Mimoza”. 

Kjo firmë gjatë vitit 2012 ka realizuar të hyra prej 22 milion denarësh, kurse gjatë 2013-ës kompania ka ulur profitin  për 2 milion e gjysmë denarë por nga ana tjetër ka rritur kapitalin  në 70-80 milion denarë. 

Ajo që ja vlen të përmendet se aksionari i tretë më i madh është vetë vëllai i liderit të PDSH-së, Harun Thaçi , si dhe disa nga funksionarët të lartë të kësaj partie kanë qenë pjesë e kësaj kompanie. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button