Ali Ahmeti takohet me delegacionin polak

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në një takim pune Drejtorin e Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë,  Artur Orzechowski dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim bashkëbiseduesit folën për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve, Maqedonisë dhe Polonisë, situatës aktuale në vend dhe rajon, zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare në vendin tonë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe temat tjera që janë me interes të përbashkët.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira duke nënvizuar se BDI angazhohet që këto marrëdhënie të mira të zhvillohen më tutje. Ai falënderoi zyrtarin e larët të Polonisë për mbështetjen që vendi i tij i jep Maqedonisë në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, duke konsideruar se Polonia është partner i fortë dhe strategjik i Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti përsëriti qëndrimin se prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO dhe se kjo së bashku me zhvillimin ekonomik dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të jenë disa nga prioritet edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës. Ai tha se në fokus do të jetë edhe zgjidhja e kontestit  të emrit me Greqinë fqinje me qëllim të zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit.

Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale për arsye se nuk u pranua ideja e BDI-së për kandidat konsensual. Ai tha se BDI nuk i bojkoton këto zgjedhje, por nuk do të marrë pjesë në to sepse konsideron se presidenti konsensual është një ide që shkon në të mirë të vendit dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me promovimin e kësaj ideje. BDI nuk do të bëjë presion por do të rekomandojmë që të mos votohet asnjë kandidat për president, tha Ahmeti në takim. 

Lideri Ahmeti theksoi se vizitat e tij në SHBA, Evropë dhe rajon kanë pasur për qëllim arritjen e një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme për të dy vendet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kontribuojë në drejtim të zgjidhjes së problemit dhe se duhet të shqyrtohet propozimi i Nimic nga të dyja palët.

Drejtori i departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Artur Orzechowski  theksoi se vendi i tij mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe inkurajoi palët që të angazhohen për tejkalim të kontestit të emrit me Greqin fqinje.

Lajme të ngjashme

Back to top button