Gert Arens interesohet për motivet e kandidimit të Halimi

Shefi i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR,  Gert Arens  takoi kandidati për kryetar shteti, Iljaz Halimi.

Dje kandidati i vetëm shqiptar për Kryetar shteti z.Iljaz Halimi u takua me shefin e misionit të OSBE-OHDR z.Gert Arens dhe znj. Elen Shustik, analiste politike e OSBE-së.

Në këtë takim u bisedua për rolin e misionit të OSBE-së në këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Arens potencoi se në këto zgjedhje do të marrin pjesë një numër i madh i vëzhguesve të OSBE-së, që do të shpërndahen në disa qytete të RM-së për ti përcjell për së afërmi zgjedhjet.

Arens dhe Shustik u interesuan edhe për motivet e kandidimit të Halimi si dhe për atë se sa janë gjasat të kalohet në rrethin e dytë zgjedhor. Kandidati i PDSH-së për Kryetar shteti, Halimi prezantoi qilimin për tu kandiduar si dhe për atmosferën pozitive që po mbretëron në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Arens në mes tjerash uroi edhe për këtë hap të rëndësishëm të Halimit dhe potencoi se interesimi i OBSE-OHDR është që këto zgjedhje të kalojnë në një atmosferë demokratike në mënyrë të qetë dhe pa eksese. Arens tha se këto janë vlera të demokracisë të cilat duhet vazhdimisht të kultivohen në të mirë të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button