Tetovë, përcaktohen lokacionet për materialet propaganduese parazgjedhore

Komuna e Tetovës ka përcaktuar lokacion  për vendosjen e pllakateve zgjedhore në rajonin e Tetovës. Vendosja e pllakateve do të lejohet kryesisht nëpër rreth rrotullimet dhe në hyrje daljet e qytetit.

Komuna e Tetovës ka përcaktuar lokacion  për vendosjen e pllakateve zgjedhore në rajonin e Tetovës. Vendosja e pllakateve do të lejohet kryesisht nëpër rreth rrotullimet dhe në hyrje daljet e qytetit dhe në disa lokacione tjera, duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha organizatorët e fushatës zgjedhore, pjesëmarrës në zgjedhjet presidenciale të viti 2014

Lokacionet e vërtetuara  për vendosjen e pllakateve zgjedhore  janë pa kompensim. 

Komuna  do  të  bëjë  evidentimin e  vendeve  për vendosjen e pllakateve zgjedhore  për secilin  parashtrues  të listës, pas  konfirmimit të listave të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Evidentimi  do të bëhet në mënyrë të barabartë  tek të  gjithë pjesëmarrësit e fushatës  zgjedhore.

Pllakatet zgjedhore  mund të vendosen edhe në objekte  banimi  apo  objektet të  tjera private  me pëlqimin paraprak të  pronarit  të objektit .

Nuk lejohet   ngjitja e pllakateve zgjedhore  në fasadë, në monumentet kulturore-historike, shenjë përkujtimore, buste dhe as në drunjtë që gjenden në pjesën qendrore të qytetit.

Në vendbanimet e komunës së Tetovës lejohet ngjitja e pllakateve zgjedhore në sipërfaqe të lirë adekuate për atë qëllim, gjegjësisht në objekte banimi dhe objekte tjera private me pajtueshmëri paraprake të pronarit të objektit.

Në pajtim me llojin, kushtet dhe mënyrën e vendosjes së reklamave dhe panove reklamuese në territorin e komunës së Tetovës, nuk lejohet vendosje e pllakateve zgjedhore në shtylla reklamuese, pano reklamuese e as në objekte të tjera komerciale reklamuese, të vendosur në territorin e komunës.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button