fbpx

PPD fton partitë shqiptare në një takim të përbashkët

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) përmes një ftese të hapur u është drejtuar partive shqiptare, BDI, PDSH, RDK, DR si dhe Lidhjes së diasporës shqiptare. 

“Në kohët e fundit ka pasur kërkesa për unifikim të veprimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kërkesat kanë qenë jo vetëm nga përfaqësues të partive që ju përfaqësoni, por edhe nga intelektual dhe analistë shqiptarë të cilët i njohin rrethanat politike dhe shoqërore në Maqedoni. 

Për të qenë konsekuent dhe konkret ndaj këtyre iniciativave marrim kurajën të bëjmë ftesë për konkretizim të këtyre dëshirave të shprehura të elektoratit që e përfaqësoni. Kërkojmë nga ju që në nivel të kryetarëve të partive shqiptare të regjistruara në Maqedoni me të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje të organizohet një takim i përbashkët. 

Qëllimi i këtij takimi do të jetë përpilimi i një Liste të vetme të kandidatëve për deputetë, përfaqësues me intelektualë shqiptarë-njohës të lëmive të ndryshme të cilët me cilësi dhe kapacitet shkencor do të shtrojnë dhe zgjedhin problemet e shumta të popullit shqiptarë këtu”, thuhet në komunikatën e PPD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button