fbpx

Grubi dhe Ibrahimi në Rubikon, tregojnë se çfarë mund të pritet ditëve në vijim

Artan Grubi shef i kabinetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, në emisionin e sontëm Rubikon, bëri të ditur se nesër bashkërisht me LSDM-në do të ndërmarrin vendim për zgjidhjen e krizës politike ku edhe do të zhbllokohet puna e përzgjedhjes së kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime, mirëpo për këtë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi u shpreh pesimit, njofton Portalb.mk.

“Nesër, BDI bashkërisht me LSDM-në do të japin zgjidhje për situatën me çka do të zhbllokohet edhe formimi i komisionit për emërtime, zgjidhjen e kryetarit të Parlamentit dhe më pas të konstituimi i Parlamentit. Tërë kjo nuk do të mund të pengojë mandatimin e Zoran Zaevit për formim të Qeverisë, edhe nëse kjo nuk bëhet nga presidenti Gjorge Ivanov”, tha Artan Grubi.

Por deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi u shpreh pesimist për zgjidhjen e krizës politike ngaqë siç thotë ai, bëhet fjalë për skenare të errëta të pushtetit të deritanishëm

“Unë nuk jam optimist se brenda pak ditëve mund të zgjidhet situata politike, ngaqë kemi dy ditë ku kemi mbledhje koordinuese të grupeve parlamentare, dhe ende nuk kemi rezultat. Bëhet fjalë për skenare të errëta të pushtetit të deritanishëm”, tha Zeqirja Ibrahimi.

Përndryshe, ka dy ditë që grupet parlamentare mbajnë mbledhje koordinuese, të cilat përfunduan me moszgjedhje të kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime, si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button