Si ta merrni veten nëse jeni ndarë me të

Të merrni veten nga një zhgënjim dashurie, nuk është aq e thjeshtë, sidomos nëse lidhja ka zgjatur për disa vjet. Herët a vonë të gjithëve u ndodh të përjetojnë një periudhë vuajtjeje, kjo është e pashmangshme. Më poshtë do të njiheni me dhjetë këshilla të thjeshta për të qenë më mirë dhe për të marrë në dorë “frenat” e jetës suaj sa jeni në kohë!

Nëse jeni ndarë me të:

Dilni me miqtë

Pasi keni kaluar orë, ditë dhe madje edhe javë duke qarë dëshpërimisht në divan ose në dhomën tuaj të gjumit, tani është koha të çoheni dhe të programoni një dalje me miqtë për t’u argëtuar. Dalja me shoqërinë është zgjidhja absolutisht më efikase antitrishtim… akoma më mirë nëse pas aperitivit shkohet për t’u argëtuar në diskotekë.

Përqendrohuni në punë

Për disa kohë është mirë që të përqendroheni te puna (nëse e keni një të tillë), “ilaçi” i duhur antidepresiv, që do t’ju kthejë shumë shpejt humorin e mirë dhe besimin në vetvete.

Vraponi

Shëtitja dhe vrapimi për të paktën gjysmë ore në ditë është ideale për të kaluar një zhgënjim dashurie! Kjo është një ide e mirë edhe për të qenë në formë!

Lexoni ose shikoni ndonjë film

Vetmia fillimisht është e trishtueshme dhe e mërzitshme, por gjetja e hapësirave sa më parë të jetë e mundur mund të rezervojë surpriza të këndshme. Mendojeni pak: më në fund do të keni kohë për të lexuar librat e lënë përgjysmë ose për të parë filmat tuaj të preferuar…pikërisht ata që ai i urrente!

Shmangni muzikën romantike

Të paktën për ndonjë muaj është më mirë që të shmangni muzikën romantike. Nuk do të ishte mirë për ju që të harxhoni orë dhe orë të tëra duke kujtuar momentet e bukura apo të këqija që keni kaluar së bashku… Asgjë nuk do të kthehet më mbrapsht nëse nuk ia vlen, kështu që jetoni të tashmen!

Mos e refuzoni seksin tjetër gjinor

Edhe pse në momentin e parë që ndaheni nga ai urren të gjithë meshkujt, mos e refuzoni seksin tjetër vetëm nga kokëfortësia. Nëse ndokush kërkon që të dalë me ju, lëreni veten të qetë të njihni presona të tjerë! Jepini mundësi vetes thjesht për të njohur persona të tjerë, e kështu mund të gjeni të duhurin, që po e prisnit apo që po e kërkonit!

Mos flitni gjithmonë dhe vetëm për atë

Shmangia për të folur gjithmonë dhe vetëm për ish të dashurin është një strategji e mirë për ta hequr sa më parë nga mendimet. Sapo të dëgjoni që përmendet emri i tij, ndryshoni argument. Herët ose vonë kjo do të bëhet një gjë e zakonshme për ju!

Pak meditim nuk ju bën keq

Pas një zhgënjimi emocional, meditimi nuk bën aspak keq, përkundrazi, ai është i dobishëm si një terapi për dhembjen dhe për stresin. Gjeni një gjysmë ore kohë për veten tuaj, për të “zbrazur” mendjen nga të gjitha mendimet. Më pas ju do të ndiheni shumë më mirë.

Provoni për ta besuar!

“Kultivoni” interesa të reja: vrapin, palestrën, udhëtimet. Me përfundimin e një lidhjeje fitohet më shumë kohë e lirë, kështu që nuk do të detyroheni të anuloni asgjë. Pra ideale është që të përfitoni për të “kultivuar” interesa të reja, të cilat janë të shumta: ndjekja e një kursi interesant, regjistrimi në palestër, një udhëtim i pazakontë.

Zbrazuni nga kujtimet e vjetra

Hedhja e kujtimeve të vjetra, si fotot ose dhuratat e partnerit, është një pikë nisjeje thelbësore për ta marrë veten nga zhgënjimet sentimentale dhe për të nisur një kapitull të ri. Merrni një qese plehrash dhe hidhni çdo gjë që ju kujton atë dhe lidhjen tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button