Dita e Verës, festime në Tiranë dhe Elbasan

Ekskluzivitetin e Ditës së Verës e mban më së shumti qyteti i Elbasanit, por kjo ditë e veçantë përveçse pritet me shumë entuziazëm, festohet edhe me shumë dashuri nga të gjitha grupmoshat në çdo qytet të Shqipërisë.

Festa do të mbledhë mijëra qytetarë në shëtitoret dhe rrugët e kryeqytetit.  Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit përveç aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës, një sërë aktivitetesh për festimin e kësaj dite janë organizuar edhe nga qeveria. 

 Kjo e fundit nëpërmjet angazhimit të 4 Ministrive publikoi një kalendar festimesh, ndërsa Bashkia e Tiranës ka kalendarin e vet të aktiviteteve si në çdo vit festimi të kësaj dite.

Sipas bashkisë së kryeqytetit axhenda e festimeve do të jetë e ngjeshur dhe secili mund të gjejë këndin që i përshtatet për të gëzuar këtë ditë.

Sheshet kryesore, parku i Liqenit Artificial, por edhe institucionet kulturore do të presin të gjitha grupmoshat, pasi është menduar që pjesë e atmosferës të jenë koncertet me artistët më të njohur në vend, por edhe organizimi i shumë lojërave popullore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button