Vera e kuqe të mbron nga diabeti, çokollata mbron zemrën!

Harrojeni një mollë në ditë – shkencëtarët kanë gjetur se vera e kuqe mund të jetë e shëndetshmë për trupin tuaj. Studimet e fundit , të publikuara në Journal of Nutrition , thonë se përbërësit e gjetur në barishtore , manaferra dhe vera e kuqe mund të mbrojnë kundër diabetit. Ato janë të lidhur me rezistencën, dhe ulin insulinën dhe kontrollojnë më mirë sheqerin në gjak. Gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjes së diabetit Tipi 2. Ky sondazh u realizua midis 2,000 grave të shëndetshme vullnetare, shkruan Bordo.al.

Sipas Profesor Aedin Cassidy, nga Universiteti i “East Anglia” , u tregua se , ky është një nga studimet e para në shkallë të gjerë të njeriut, për të parë se si këta përbërës bio-aktivë të fuqishëm mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit. “Ne zbuluam se insulina e lartë është e lidhur me diabetin e tipit 2 , kështu që njerëzit që hanë ushqime të pasura me këto dy përbërës  të tilla si, manaferrat , barishtore, rrush i kuq , verë – janë më pak të prekur nga kjo sëmundje .

Shkencëtarët gjithashtu besojnë se çokollata mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës. Professor Tim Spector , drejtor i studimit “TwinsUK” në Kolegjin e Londrës , tha :” Ky është një zbulim emocionues, që tregon se disa nga përbërësit e ushqimeve që ne i konsiderojnë jo të mirë për shëndetin, si çokollata ose vera mund të përmbajnë disa substanca të dobishme që përmirësojnë ushqimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button