Putin: Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve

Rusia vitin e kaluar ka eksportuar armë në vlerë prej mbi 15 miliardë dollarë. Ajo fuqishëm e mban vendin e dytë në botë për nga eksporti i pajisjeve ushtarake, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

“Në bazë të rezultateve të vitit të kaluar, Rusia me vetëbesim e mban vendin e dytë në botë sipas vëllimit të eksportit të pajisjes ushtarake, që vjet tejkaloi 15 miliardë dollarë”, theksoi Putin në seancën e Komisionit rus për bashkëpunim ushtarak dhe teknik me partnerë të huaj, transmeton MIA.

“Vlera e eksportit të armëve ruse në vitin 2015 ka arritur 14,5 miliardë dollarë”, shtoi Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button